84.9% e shqiptarëve nuk kanë marrë pjesë asnjëherë në një protestë paqësore të organizuar nga shoqëria civile. Vetëm 14.8% e tyre kanë qenë pjesë e një proteste paqësore.
Kur bëhet fjalë për pjesëmarrje në protesta të dhunshme, 98.8% e shqiptarëve janë përgjigjur se nuk kanë marrë pjesë në protesta të tilla.
Vetëm 0.7% shqiptarëve kanë marrë pjesë në një protestë të dhunshme.
98.6% e qytetarëve nuk kanë marrë pjesë asnjëherë në një grevë ndërkohë që vetëm 1.1% kanë qenë pjesë e tyre.
87.8% e shqiptarëve nuk kanë marrë pjesë në ndonjë “nënshkrim peticioni” dhe vetëm 11.9% e tyre kanë qenë pjesë të një nënshkrimi të ndonjë peticioni.
93.1% e shqiptarëve nuk kanë marrë pjesë në një bojkot dhe vetëm 6.4% kanë qenë pjesë e një bojkoti.
/s.f