Policia greke ka bërë publike emrat dhe fotot e 5 personave, anëtarë të një bande shqiptare të cilët kryenin vjedhje në dyqane në zona të ndryshme të Athinës.
Operacioni për arrestimin e 4 prej tyre u bë në datën 10 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa njëri është shpallur në kërkim.
Të arrestuarit janë Indrit Arifai, 20 vjeç nga Tirana, Mario Hoxha, 19 vjeç, Adi Kala, 33 vjeç nga Mati, Altin Mustafaj, 24 vjeç nga Tirana. Ndërsa në kërkim është Armando Roko, 20 vjec nga Pogradeci.
Anëtarët e kësaj bande kanë kryer 36 vjedhje të dokumentuara në dyqane të ndryshme në zonën e Athinës.
/s.f