• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Sondazhi/ Pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk e dinë çfarë është Shoqëria Civile

by Java News
13/01/2023 21:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Barometri në Euronews Albania ka pyetur shqiptarët nëse kanë njohuri për organizmat e shoqërisë civile.

Gjetjet e sondazhit kanë rezultuar se shqiptarët konsiderojnë si “shoqëri civile” vetëm disa kategori të tyre, siç janë: organizatat mjedisore dhe organizatat për të drejtat e njerëzve apo kafshëve.

Të pyetur nëse, janë pjesë e shoqërisë civile organizatat me karakter fetar, vetëm 44.4% e qytetarëve janë përgjigjur: “PO”, ndërsa 55.6% janë përgjigjur “JO” ose “NUK E DI”.

54.9% e shqiptarëve nuk e dinë që organizatat sportive janë pjesë e shoqërisë civile. Vetëm 45% e qytetarëve e dinë që organizatat sportive janë pjesë e shoqërisë civile.

55.2% e shqiptarëve nuk e dinë që grupimet artistike dhe muzikore janë pjesë e shoqërisë civile. Ndërsa 44.8% e tyre, e dinë se ato janë pjesë e shoqërisë civile.

Për organizatat mjedisore, 63% e shqiptarëve janë në dijeni që janë pjesë përbërëse e shoqërisë civile dhe 37% nuk e kanë një njohuri të tillë.

Për organizatat e mbrojtjes së kafshëve, 67.1% e qytetarëve janë në dijeni që ato janë pjesë e shoqërisë civile, dhe 32.9% nuk e dinë që këto organizata janë pjesë e shoqërisë civile.

Sa i përket organizatave për të drejtat e njeriut, grave, fëmijëve, dhe minoriteteve, 78.6% e shqiptarëve janë përgjigjur saktë, duke thënë se këto organizma janë pjesë e shoqërisë civile, ndërkohë që 21.4% e qytetarëve nuk e dinë këtë fakt.

57.4% e shqiptarëve e dinë që organizatat e profesionistëve, urdhrat e mjekëve, psikologëve dhe avokatëve janë pjesë e shoqërisë civile ndërkohë që 42.6% e tyre nuk janë të informuar.

62% e shqiptarëve janë në dijeni që organizatat humanitare janë pjesë e shoqërisë civile, por 38% e tyre nuk janë në dijeni.

Për sindikatat, 64.3% e shqiptarëve janë të informuar që janë kategori përbërëse e shoqërisë civile ndërsa 35.7% jo.

Për grupimet komunitare, 42.6% e qytetarëve nuk e dinë që janë pjesë e shoqërisë civile, ndërsa 55.4% e tyre kanë dijeni se këto grupime janë pjesë e shoqërisë civile.

Për gazetarët dhe opinionistët, 44.6% e shqiptarëve nuk e dinë që këto organizma janë pjesë e shoqërisë civile ndërsa 51.7% e qytetarëve e dinë që ato janë pjesë e shoqërisë civile.

Po ashtu, edhe për organizatat e konsumatorëve 45.9% e shqiptarëve nuk janë në dijeni që janë pjesë përbërëse e shoqërisë civile. 54.1% e shqiptarëve e dinë që organizatat e konsumatorëve janë pjesë e shoqërisë civile.

 

 

Next Post
Gënjenin fëmijët dhe i merrnin veshkat për t’i shitur 3,600 euro, shkatërrohet rrjeti i trafikantëve në Pakistan

Gënjenin fëmijët dhe i merrnin veshkat për t’i shitur 3,600 euro, shkatërrohet rrjeti i trafikantëve në Pakistan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com