Ibsen Elezi tha në një intervistë për Euronews Albania se Belind Këlliçi nuk duhet të jetë kandidati i PD për Tiranën në 14 maj pasi është manipulator votash.
Sipas Elezit, Këlliçin mbijetoi në politikë si servil i Lulzim Bashës dhe PD duhet të gjejë një kandidat të denjë përballë Veliajt.
“PD duhet ta ndërrojë kandidatin, jo ta trysnojë Ilir Alimehmetin duke e mundur me strukturë dhe duke mos i dhënë frymëmarrje garës së Tiranës.
S’mund të futemi me një figurë të degraduar, para opinionit publik Alimehmeti ishte figurë e fortë edhe pse ai u tërhoq. Këlliçi ka kryer aktin e manipulimit të votës.
“Janë vjedh vota për Lulzim Bashës. Kjo kupolë e Rithemelimit kanë qenë servilat që vidhnin votat për Lulzim Bashën. Kuvendi i datës 11 Dhjetor duhet të pasohej nga një kuvend për rregulla.
Njerëz që kanë kryer aktet e manipulimit të proceseve si Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Edi Paloka, duhet të largohen urgjent. Si mundesh nëse nuk pastron veten të dalësh të luftosh kundërshtarin tënd. Në sallën ishin 2 mijë veta, ai hodhi firmën që kanë votuar 5 Mijë vota. Duhet ta ndërrojnë kandidatin.
Nuk mund të futesh me një figurë të degraduar për Bashkinë e Tiranës, duhet të futesh me një figurë të fortë. Belind Këlliçi ka mbijetuar në politikë nga të gjithë servilat e Lulzim Bashës. I vetmi akt burrnor që I mbetet Belindit është t’i hapë rruge një kandidature që bashkon opinionin”, nenvizon serish Elezi./m.j