• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mori hua 50 mijë euro/ KPK shkarkon nga detyra prokurorin Saimir Bahiti

by Java News
13/01/2023 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 13 janar 2023 vendimin për shkarkimin nga detyra te prokurorit të Durrësit, Saimir Bahiti. Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Suela Zhegun. Bahiti nuk ishte i pranishëm në seancën e shpalljes së vendimit.

Gjatë seancës dëgjimore më 10 janar, Bahitit iu kërkuan sqarime në lidhje me dyshimet e ngritura nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit mbi etikën e tij, për shkak të marrjes së një shume prej 50 mijë eurosh hua nga një biznesmen dhe udhëtimin në makinë me një person të hetuar prej tij.

Po ashtu, Bahitit iu kërkuan shpjegime edhe në lidhje me disa dosje të pushuara prej tij, për të cilat u ngritën dyshime se nuk ishin kryer hetime të plota. Vëzhguesi i ONM-së Theo Jacobs i tha Bahitit në fund të seancës se marrja e huave i humbiste atij pavarësinë dhe integritetin.

Prokurori Bahiti i mohoi shkeljet e etikës dhe dyshimet e ngritura mbi hetimet. Ai tha se kishte kryer detyrën bazuar në ligj dhe se huaja kishte qenë e vetmja mënyrë për të marrë një apartament. Ai këmbënguli se kishte ndjekur procedurat dhe hetuar siç duhet çështjet, ndërsa cilësoi si të pabazuar një raport të dytë të DSIK-së që e cilësonte të papërshtatshëm.

Saimir Bahiti përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe e kreu stazhin profesional në Prokurorinë e Kurbinit. Ai e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Shkodrës prej nëntorit të vitit 2008, deri kur u transferua përkohësisht në Gjirokastër. Në vitin 2021 ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Rrethit Durrës, ku e ushtroi funksionin deri në momentin e shkarkimit nga detyra./m.j

Next Post
“Fajin e ka Luizi”/ Nuk i hodhi as sytë kur po qante nga dhimbjet, Olta habit me justifikimin ndaj Kiarës

"Fajin e ka Luizi"/ Nuk i hodhi as sytë kur po qante nga dhimbjet, Olta habit me justifikimin ndaj Kiarës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In