Është marrë në pyetje ditën e sotme ish-zyrtarja e lartë Alda Klosi.
Kujtojmë që me vendim Gjykate, ditën i djeshme, grupi hetimor ka ushtruar kontrolle në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi, ku “falë” vjedhjes nga pastruesja iu zbuluan 120 mijë euro.
Sa i përket marrjes në pyetje ditën e sotme të Klosit, mësohet se ajo i ka qëndruar deklaratës së saj se 404 mijë eurot e gjendura në tubin aspitratorit të pastrueses Rozeta Dobit, nuk janë të sajat.
“Më kanë humbur 120 mijë euro, të tjerat nuk më përkasin mua”, mësohet t’u ketë thënë Alda Klosi hetuesve.
Pronari i këtyre eurove janë ende pa zot, pasi Rozeta Dobi ka zgjedhur të mos flasë në gjykatë, por vetëm në polici në deklaratën e parë ka pranuar se 120 mijë euro, përfshirë në këtë vlerë edhe bizhuteritë, i ka marrë në shtëpinë e Alda Klosit pasi e kishte inat./m.j