Ai u nda nga jeta kur sapo kishte mbushur 17 vjeç natën e ndërrimit të viteve pas zjarrit që përfshiu qendrën komunitare ku ai po qëndronte. Ledjan Imeraj, vdekja e të cilit ka tronditur Italinë, kujtohet me dhimbje në shkollën e tij.
Fëmijët, bashkëmoshatarët e tij, e kanë të vështirë ta besojnë atë që ka ndodhur. Dikush kishte folur me Ledjanin disa orë para tragjedisë dhe të mos e shohësh më në klasë është e rëndë. Prej ditës së djeshme dollapi i tij ka qenë një vend pelegrinazhi për studentët dhe mësuesit.
Disa njerëz lënë një kujtim, disa një lule, të tjerë ndalojnë në heshtje për ta kujtuar atë. Instruktori i tij dhe disa shoqërues tregojnë në klasën e pikturës punën e tij të fundit, dhe emocioni është i madh. Kthimi pas festave të Krishtlindjeve ishte i vështirë. Shokët e tij të skuadrës e kanë të vështirë ta besojnë se nuk e dëgjojnë më zërin e Ledjanit. Gjithçka është rrëfyer në një reportazh të RAI-t në Itali.
Në ambientet e qendrës komunitare për të miturit, i riu shqiptar po qëndronte prej muajit shtator të këtij viti. Gjatë ndërhyrjes ekipet e shpëtimit arritën të shpëtonin e të nxirrnin 11 persona, 2 prej të cilëve mbetën të lënduar, por për 17-vjeçarin shqiptar ishte shumë vonë, ndërsa trupi i pa jetë i tij u gjet në dhomën e gjumit. Autoritet italiane do të duhet të zbardhin dinamikën dhe shkaqet që çuan në këtë në këtë tragjedi.
Vdekja e Ledjanit do të hetohet si vrasje nga pakujdesia. Ky ka qenë lajmi i përcjellë nga mediat italiane për të miturin shqiptar i cili ndërroi jetë në 31 dhjetor të vitit 2022 pas zjarrit që përfshiu qendrën komunitare ku ky i fundit po qëndronte. Ende nuk dihet ndaj kujt rëndojnë akuzat për këtë çështje. Por së pari do të merret në pyetje edukatorja e qendrës komunitare e cila pësoi djegie të lehta gjatë zjarrit.
/s.f