Sot në botë përafërshisht 30 milione njerëz frekuentojnë sallonet e bukurisë për të marrë trajtimet e solarit (vetë nxirrje). Edhe në Shqipëri kjo teknik ndonëse në fazat e para është përhapur ndjeshëm.
Por shkencërisht e provuar ka rezultuar se marrja e pakontrolluar e rrezeve UVA dhe UVB, të cilat janë më të përdorshme në sallonët e bukurisë shkaktojnë kancer të lëkurës. Solaret në të rrezikshme janë ato në fomrën e shtratit, ku rrezet përcojnë gjithë trupin dhe asnjë pjesë e lëkurës nuk është e mbrojtur. Tregohuni të kujdesshëm me këto lloj solaresh pasi:
Rreziku i prekejs nga Melanoma qëështë një prej kancerëve më të rrezikshëm të lëkurës, rritet me 75% sidomos nëse aplikohet nga persona më të rinj se 35 vjec.
Vitin e kaluar sipas Agjencisë Amerikane për Kërkime Shkëncre të Kancerit, shtratet e solarit u kalsifikuan si shkaktarët më riskoz të kancerit dhe sot njihen si “kancerogjene për humanët”.
Vetënxirrja mund të kthehet në varësi, për disa persona varësia nga rrezet UV shfaq të njëjtat efekte si droga; bëheni të varur prej saj dhe nuk ndaleni para rreziqeve.
Personat që aplikojnë solaret nuk kanë predispozitë të preken vetëm nga melanoma, por ata kanë një probabilitet 50% më të lartë për t’u prekur nga forma tjetër e kancerit të lëkurës “Squamous Cell Karcinoma”, dhe rreth 30% për tu prekur nga “Basal Cell Karcinoma”. /Jeto.al