Rozerta Dobi dhe Havier Dobi, të akuzuar për grabitjen e mijëra eurove në shtëpinë e zyrtares, kanë dalë paraditen e sotme para gjykatës.
Klan News ka siguruar pamjet nga momenti kur dy të arrestuarit futen në sallën e gjyqit. Pritet që ata të njihen me masën e sigurisë pas hetimeve të kryera.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi ditën e shtunë, me 7 Janar ku nënë e bir u arrestuan për vjedhjen e 120 mijë eurove në shtëpinë ku Rozeta Dobi ishte punonjëse e mirëmbajtjes. Pas kontrolleve të mëtejshme në banesën e tyre u gjetën dhe para të tjera në tubin e aspirimit.
Mësohet se pronarja e shtëpisë Alda Klosi ka qenë jashtë vendit dhe para se të largohej i ka dorëzuar një kopje të çelësit pastrueses, e cila më pas bashkë me djalin e saj ka ndërhyrë në kasafortë.
/a.r