• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prezantohet trajneri i ri, Reja: Po largohem, por po le pas një zemrës time

by A R
09/01/2023 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është prezantuar këtë të hënë trajneri i ri i Kombëtares shqiptare. Trajneri brazilian Sylvio Mendes Campos Júnior, i njohur si Silvinjo u prezantua gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin e FSHF, Armand Duka dhe ish-trajnerin Edoardo Reja. Në fjalën e tij, Duka falenderoi Rejan për kontributin e tij në këto 3 vjet e gjysmë si trajner i kombëtares shqiptare

“Sot jemi në këtë komunikim publik për të mbyllur një etapë nën drejtimin e trajnerit Reja dhe për të filluar me një staf të ri për ekipin tonë kombëtar, me objektiva të qarta. Doja ta falenderoja Rejan për kontributin e tij, për rezultatet e arritura, për gjithçka ka dhënë në këto 3 vite e gjysmë në Shqipëri… Në pikëpamjet humane, Edy Reja ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të mirë të FSHF. Ky nuk është vetëm një takim formal, por do të vazhdojnë dhe komunikimin mes stafit të ri dhe të vjetër, për të përçuar mesazhet e domosdoshme që do t’i duhet stafit të ri”.

Vetë Reja tha se largohej krenar nga Shqipëria dhe nënvizoi rezultatet e arritura në këto vite.

“Jam i emocionuar. Çdo rrugëtim ka një fund, por nga ana e punës dhe ana njerëzore, bashkëpunimi që kam pasur, do doja të nënvizoja rezultatet që kemi arritur, që nuk janë për t’u lënë mënjanë. Kemi bërë të luajnë për herë të parë rreth 40 lojtarë. Kemi marrë rezultate fituese. Kemi qenë shumë afër për t’u kualifikuar në botëror dhe për 1 pikë mund edhe të kishim arritur të kalonim në eliminatoret për në Botëror. Por edhe periudhën e fundit, gjatë pandemisë, nuk kam pasur mundësinë të paraqes në fushë skuadrën më të mirë. Kam ardhur dhe kam gjetur një skuadër që nuk kishte as krye as fund. Çdo gjë që kam bërë për federatën, ka qenë çdo gjë serioze dhe profesionale. Po largohem, por po le pas një zemrës time. Dua të falenderoj nga zemra Presidentin Duka që më dha këtë mundësi”, tha mes të tjerash Reja.

/a.r

Next Post
“Kam marrë miliona si ish i persekutuar”, Spartak Dobi: Djali u përdor nga gruaja! Ku e dinte ai ku ishin paratë?

"Kam marrë miliona si ish i persekutuar", Spartak Dobi: Djali u përdor nga gruaja! Ku e dinte ai ku ishin paratë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In