Hetimet për zhdukjen e Ervis Martinajt vazhdojnë, ndërsa Prokuroria e Kurbinit i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë me dy kërkesa për Jeton Lamin, ish-efektivin e operacionales i arrestuar për shpërdorim detyre.
Njëra prej kërkesave është ajo e lejimit për ta marrë në pyetje të pandehurin, në lidhje me hetimet që po bën kjo Prokurori pas kallëzimit të familjarëve të Ervis Martinajt se kanë humbur kontaktet me të.
Ndërkohë që Lami ishte personi i fundit referuar të dhënave që kanë autoritetet hetimore, që është parë në shoqërinë e Martinajt.
Gjithashtu e Prokuroria e Kurbinit kërkon lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë dhe të Apelit, në caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për Lamin.
Ish-efektivi ra në pranga më 24 gusht të vitit që shkoi me kërkesë të Prokurorisë së Laçit, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”./m.j