Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zgjedhur të mos e komentojë kalimin e deputetit Agron Çela nga PL te Partia Socialiste.
“Nuk shqetësohem për merkatot e Rilindjes. PL do jetë një faktor vendimtar për të realizuar këtë ndryshim që presin qytetarët shqiptar në të gjithë Shqipërinë. Do jetë faktor për triumfin e kandidatëve të opozitës, në Tiranë Belind Këllici, në Durrës Igli Cara, në Elbasan Luciano Boci. Përballja e PL me këtë regjim mafioz që ka nxjerrë në tregun e zi cdo interes publik.
Nuk jam këtu për tu marrë me cështje të cilat i mbulon Spiropali. Nuk merrem me të deleguarën e Rilindjes, por me Edi Ramën që do të cmontohet. Nuk e shpëton asnjë përpjekje e cfarëdollojshme mafioze që ai bën. Besoj se kjo është shumë e qartë.
Sali Berisha i mundi të gjithë më 6 mars në Shkodër pa vulë e pa seli. Kudo rritja e Partisë së Lirisë do jetë spektakolare”, tha Meta.
/a.r