Nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit, Johan Sterjo ka dhënë dorëheqjen. Ky vendim i Sterjos vjen pasi e motra e tij, Viola Sterjo u arrestua për mashtrim.
Sterjo e ka depozituar dorëheqjen me datë 30 dhjetor me argumentin se do të largohet nga ky post për aryse personale.
Gazetari i Report Tv, Armand Braho ka mësuar se posti i nënkryetarit i është propozuar Erion Veshos, por ende nuk dihet nëse ky i fundit do ta pranojë ose jo.
Johan Sterjo njëkohësisht është drejtor i Ujësjellësit në qytetin e Pogradecit prej vitit 2019. Në vitin 2021 ai zuri vendin e Bledi Çomos si nënkryetar i Bashkisë Pogradec duke mbajtur njëkohësisht dhe postin e drejtorit të ujësjellësit të Pogradecit.
/e.d