Kryeministri Edi Rama ka nisur vitin 2023 duke mbledhur ministrat te ‘Vila 31’ në ish Bllok.
Ky është një takim siç bën çdo vit kreu i qeverisë me ministrat e tij.
Mbledhja pritet të nisë në orën 14:00, ndërsa deri tani nuk është bërë publike asnjë detaj mbi temat e diskutimit.
Pritet të shihet në vijim nëse do të ketë ndonjë deklaratë nga vetë kryeministri Rama për të dhënë informacione mbi diskutimet.
/a.r