Festa e ndërrimit të viteve është shoqëruar me një incident në Pogradec, konkretisht, në fshatin Hudënisht.
Mësohet se një i ri ka marrë dëmtimë në njërën dorë nga hedhja e lëndëve plasëse.
Aktualisht, gjendja e tij është e mirë pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spital.
Mijëra qytetarë kanë shijuar spektaklin e fishekzjarreve në Pogradec, teksa ora shënoi 00:00.
Nën monitorimin e policisë, gjithashtu ata kanë patur mundësinë që me familjarët dhe të dashurit e tyre të presin ndërrimin e viteve.
Ajo çfarë u vu re ishte se edhe pse nuk lejohet shitja e mjeteve pirografike, shumë fëmijë dhe qytetarë kanë pasur dhe hedhur të tilla.
/s.f