Një grua u arrestua pasi dyshohet se ka shtyrë drejt shinave të trenit një vajzë 3-vjeçare, i cili moment u regjistrua edhe nga kamerat e sigurisë së metros në Oregon.
Vogëlushja ishte duke qëndruar pranë nënës së saj në platformën MAX të Portland’s Gateway Transit Center kur ndodhi sulmi i pamëshirshëm, raporton nypost.
Vajza, e cila qëndronte pak përtej vijës së bardhë të kujdesit, fillimisht goditi dyshemenë dhe më pas rrëshqiti poshtë shinave.
Ndonëse vajza mund të shihet duke rënë keq në hekurudhë, ajo u shpëtua shumë shpejt prej dëshmitarëve të rastit. Vogëlushja raportohet se ka pësuar lëndime të lehta dhe është liruar prej spitalit pasi mori trajtimet te nevojshme mjekësore./m.j