Vetëm pak orë para natës së ndërrimit të viteve çmimi i simbolit të tryezës festive, gjelit të detit ka arritur një shifër rekord 1 800 lekë të reja/ kg peshë e gjallë.
Blerësit në Fier ankohen sa ka abuzime me çmimet dhe se institucionet shtetërore duhet të ushtrojnë kontrolle në tregje.
“Një herë në vit që e marrim dhe ne nuk e hamë dot se I bie 18 mijë lekë e kiles. Ka shumë tavolina sot ku njerëzit nuk ulen dot si në vitet e tjera dhe është turp- turp, nuk e marrim dot. Duhet të ketë kontroll nga shteti që të mos lejojë abuzimet me çmimet në treg”, thotë një qytetar blerës.
“Dje ka qenë nga 14 000 – 15.000 mijë të vjetra sot ka vajtur 18.000 është ngritur shumë pazari, çfarë të marrësh”, pohon dhe një tregtar.
Një qytetar që zgjodhi një pulë deti me peshë 5 kg tha se kushton 9000 lekë.
“Kushtonte 90 mijë lekë. Nuk e marrim dot, e lamë pazarin. Nuk është mundësia. Është e papërballueshme”, tha një tjetër qytetar.
Deri para pak ditësh çmimi i gjelit të detit në tregjet e Fierit ishte 1 mijë lek për kg. /m.j