Një operacion policor u zhvillua gjatë natës së kaluar në afërsi të Pogradecit nga i cili u arrestuan 3 persona dhe u shpallën në kerikm dy të tjerë.
Në operacionin antidrogë, ka qenë pjesë edhe Agjensia e Mbikqyrjes Policore, ndërsa burime të siguruara na bëjnë me dije se dyshohet që në këtë hetim të jenë të përfshirë edhe dy punonjës policie.
Bëhet fjalë për dy punonjës policie të sektorit të qarkullimit rrugor. Janë informacione të konfirmuara që pritet të përfundojë hetimi për të zbardhur të gjithë skemën e trafikut të drogës.
Ky hetim po ndiqet me metoda speciale, ndërkohë që janë referuar materialet për shpërdorim detyre për të dyshuarit.
Vijon puna për dokumentimin e plotë për përfshirjen e këtyre punonjësve policie.
/s.f