Deputeti socialist Erion Braçe i është përgjigjur deklaratave të ministres së Bujqësisë, Frida Krifca të bëra një ditë më parë për mbiprodhimin e vajit të ullirit, e cila tha se vjen për shkak se ullinjtë janë mbjell pa planifikim. Në rrjetin e tij social, Braçe shkruan me ironi se tani kemi hall mbiprodhimin e akuzojmë bujkun që mbjell e prodhon.
Sipas tij, është tmerr që sot nuk ka një grumbullues që të grumbullojë ulli në magazinën e ndërtuar me paratë e shtetit.
“Për ullirin deri dje kishim hall mungesën e prodhimit, dy vite me radhe kemi hall prodhimin. Tmerr të bësh fajtor bujkun që mbjell, shërben, shpenzon, prodhon, tmerr! Ndërkohë, më tregoni një grumbullues që magazinën e ndërtuar me paratë e shtetit, po grumbullon ulli!”, shkruan Braçe në rrjetet sociale.
Krifca tha se është e hapur të bashkëpunojë me çdo deputet të grupit të PD, sidomos me Braçen, për të cilin tha se ka shumë respekt.
“Unë këtu fals si ministre, jo qëndrime personale që janë të bazuara në shifra fakte, programe të ministrisë që janë produkt i një konsultimi me aktorët e bujqësisë, ekspertët e bujqësisë që punojnë aty prej 30 vitesh, bashkë me shoqatat e sektorit të bujqësisë dhe universitetin bujqësor të Tiranës dhe deri më tani kemi bërë kështu dhe kështu do veprojmë edhe më tej.
Konsultoj politikat me grupin e PS, s’kam pasur asnjë kërkesë pa kthyer përgjigje, e hapur të bashkëveproj më këdo deputet, aq më tepër me Braçen për të cilin kam shumë respekt”, tha Krifca.
/s.f