“Perëndimi po kërkon të vrasë Vladimir Putinin dhe po kërcënon me nisjen e një luftë bërthamore.”
Kështu tha ministri i Jashtëm i Kremlinit Sergei Lavrov në parashikimet e tij për vitin 2023. Ajo që tha Lavrov përfshinte kolapsin e Bashkimit Evropian për shkak të tërheqjes së Britanisë së Madhe dhe NATO-s që kërkon të vriste presidentin rus.
Rusia gjithashtu parashikon shpërbërjen e Mbretërisë së Bashkuar me Irlandën e Veriut që i bashkohet Republikës Irlandeze. Në veçanti, Lavrov i tha agjencisë shtetërore të lajmeve TASS se “zyrtarë të paidentifikuar” në Pentagon po planifikonin hapur atentatin ndaj Putinit.
“Uashingtoni është përpara të tjerëve në provokime, pasi disa ‘zyrtarë të paidentifikuar të Pentagonit’ në fakt kanë lëshuar kërcënime për të kryer një ‘goditje me prerje koke’ në Kremlin, që në fakt është një kërcënim për të vrarë presidentin rus,”- tha ministri rus.
Në të njëjtën kohë ai paralajmëroi se “nëse ide të tilla vërtet studiohen nga dikush, atëherë ky ‘dikush’ duhet të mendojë më mirë për pasojat e mundshme të planeve të tilla”.
Akuzat e fundit nga Lavrov dhe Medvedev tregojnë se Perëndimi kërkon konflikt me Rusinë. Dhe jo e kundërta.
“Ish-kryeministrja fantastike e Britanisë, Liz Truss është një nga shembujt e gjallë, pasi ajo menjëherë deklaroi publikisht gjatë fushatës së saj zgjedhore se ishte gati të urdhëronte një sulm bërthamor” , vuri në dukje ai, duke shtuar se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky “e ka manipuluar për të bindur shtetet e NATO-s që të kryejnë sulme bërthamore kundër Rusisë.
Ai gjithashtu akuzoi Perëndimin për promovimin e spekulimeve të papërgjegjshme se Rusia dyshohet se është në prag të përdorimit të armëve bërthamore kundër Ukrainës. Së fundi, ai sqaroi se Ukraina dhe Perëndim iduhet të pranojë kërkesat e Rusisë për “çmilitarizimin dhe denazifikimin” e territorit të Ukrainës, përndryshe “ushtria ruse do të merret me këtë çështje”.
/e.d
Cili perendim merret me ju kriminelte e njerzimit,ju do te ju vrasin vete ruste tuaj,populli ruse bolle i varfer eshte,ju e varroset fare.Per ju kriminelte e rusise nuke kane vlere njerzit tuaj para jush,doni te fajsoni perendimin e shikoni se vete populli juaj ju urren e ju njehe si vrases i mira e mira rusve.