Eksploruesit kanë publikuar së fundmi fotot e disa tuneleve të braktisura të minierave, të cilat datojnë mbi 200 vjet më parë. Zbulimi rrëqethës është bërë në Llandudno të Uellsit, qytet historik, që njihet si shtëpia e një miniere bakri të shekullit të 19-të përpara se të humbiste nga përmbytjet.
Megjithatë, në vitin 1985 një grup entuziastësh vendas u mblodhën për të hulumtuar dhe promovuar historinë e Ormës së Madhe, një gungë gëlqerore që bie në sy në det. Fotografitë e marra nga “Great Orme Exploration Society (GOES)” kanë zbuluar gjithçka fshihet brenda boshtit të ngushtë dhe të errët të minierës.
Anëtarët e GOES tani po punojnë për të zhbllokuar pjesën tjetër të tuneleve dhe shpresojnë të jenë në gjendje të hyjnë në Ormën e Madhe drejtpërdrejt përmes botës nëntokësore.
/a.r