Ilir Meta i ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” ka komentuar një sërë çështjesh, duke nisur që nga përfundimi i mandatit të Presidentit, te rikonfigurimi i LSI në Partinë e Lirisë, zgjedhjet vendore, koalicionin me PD e Rithemelimit, marrëdhëniet me SHBA dhe situatën në veri të Kosovës.
Duke u ndalur te zgjedhjet vendore, teksa shprehu bindjen te fitorja, Meta theksoi se 14 maji do të jetë një test i rëndësishëm për demokracinë dhe opozitën. Për kreun e Partisë së Lirisë, largimi i qeverisë Rama është i domosdoshëm dhe një kërkesë e përditshme e qytetarëve.
“Kërkesa për largimin e qeverisë është një kërkesë e përditshme dhe së cilës i ka kaluar koha, qeveria duhej larguar prej kohësh pasi qëndron në pushtet në mënyrë jolegjiytime, dhe tjetërsimit të votës.
Ndërkohë 14 maji është një datë që s’mund të shtyhet dhe ky është lajm i mirë për çdo zhvillim. Përpara 14 majit do ishte i mirëpritur dhe kërkon angazhimin e opozitës për të ecur përpara në prioritetin për largimin e qeverisë. 14 maji do jetë test i rëndësishëm për demokracinë tonë, për opozitën”, tha Meta.
Pyetur mbi luftën në PD dhe vendimin e gjykatës për statusin, Meta u shpreh se nuk sheh asnjë problem, pasi sipas tij, janë të stisura nga Kryeministri Rama. Meta thekson metamorfoza e PD ka marrë fund dhe tashmë PD është rikthyer fuqishëm.
“Këto janë teknikalitete të parëndësishme përballë energjisë në rritje të këtij koalicioni opozitar. Në këto zgjedhje qytetarët duhet të kenë 2 fletë votimi, për kandidatin dhe fleta për të zgjedhur partinë për çështjen e këshillave. E para është e zgjidhur, në Tiranë Belind Këlliçi, në Durrës Igli Cara dhe në Elbasan Luçiano Boçin, që janë 3 personalitete dhe super kandidatë për gjithpërfshirjen që do sjellin për komunitetin.
Metamorfoca e PD ka marrë fund që në 11 nëntor të vitit të kaluar dhe tashmë i është rikthyer misionit për të cilin ka nevojë shoqëria dhe është forca kryesore sot e opozitës. Një forcë shumë e fuqishme e cila pa diskutim në bashkëpunim me PR dhe forcat e tjera politike opozitare të vërteta do arrijë një sukses të padiskutueshëm në zgjedhjet e 14 majit. Janë probleme të stisura nga Rama që qeverisjen e tij e ka bazuar te përpjekja për të korruptuar politikanë të opozitës dhe përçarë opozitën sa të jetë e mundur. Ky është investim i qartë për gjithë opinionin publik. Kjo është një politikë destruktive dhe e dalë boje e partisë e cila do jetë pothuaj zero. Ne do bëjmë përpjekje për unifikim të plotë të elementëve opozitarë që duan ndryshim”, u shpreh Kreu i Partisë së Lirisë teksa paralajmëroi protesta kundër qeverisë Rama.
Meta nuk kurseu as komplimetat për kreun e PD zgjedhur nga Rithemelimi, të cilin e konsideroi një legjendë me kontribute të jashtëzakonshme në historinë e vendit.
“Berisha është një legjendë me kontribute të jashtëzakonshme në 32 vite në historinë e vendit tonë. Nuk është i rastësishëm por për arsye të cilësive që një liderpship të lindur dhe kultivuar me pasion e këmbëngulje. Aktualisht po bën një punë shumë të mirë në luftën kundër korrupsionit dhe rivendosjes së vlerave të lirisë dhe demokracisë.
Berisha ka disa cilësi të karakterit që nuk i kanë shumë persona, nuk ka patur dhe s’ka nevojë të jetë kryetar që të jetë lider, pasi është një lider i lindur. Mendoj që është i përkushtuar ndaj interesit kombëtar në mënyrë shumë pasiononte dhe pa asnjë diskutim që ka disa vlera të cilat të bëjnë që ta respektosh dhe pse për disa çështje politike mund të mos kesh të njëjtat mendime me të.
I ka bërë shërbime të mëdha demokracisë në vend, rikthimin e tij në PD, rikthim transparent. Po flasim për procese që janë zhvilluar në prezencë të qytetarëve, mediave dhe është konfirmuar në mënyrë legjitime si lider”, tha Meta.
/a.r