Prej disa ditësh në mediat rozë, përflitet se çifti i njohur, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku po kalojnë një krizë në marrëdhënien e tyre. Deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një reagim në lidhje me këtë lajm. Megjithatë, së fundmi, një veprim i aktorit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Ai ka fshirë nga Instagrami fotot me Xhensilën, duke lënë vetëm njërën prej tyre. Në këtë mënyrë. Ndërsa këngëtarja vazhdon t’i ketë në profilin e saj.
Besi dhe Xhensila u martuan në shtator të vitit 2017, ndërsa në verën e vitit 2018 u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka./m.j