• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Java e fundit e vitit 2022 mbyllet me Mërkurin në prapavijë, Meri Shehu zbulon ç’kuptim ka për shenjat

by A R
26/12/2022 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Java e fundit e vitit 2022 do të mbyllet mirë. Meri Shehu në parashikimin e përjavshëm në “Rudina”  në Tv Klan parashikon se fillimi i saj do të jetë mjaft i mirë për shkak të lëvizjes së planetëve, ndërsa fundi do të kërkojë pak më shumë kujdes. Mërkuri në prapavijë do të ndikojë në shpenzimet e tepërta, por përgjithësisht shenjat do ta shijojnë mbylljen e këtij viti.

Meri Shehu: Do jetë e bardhë mesa duket. Është java e fundit e këtij vitit. Kjo është një javë interesante sepse në fund të vitit, pikërisht në datën 29-30 Mërkuri kthehet i kundërt në shenjën e Bricjapit. Do përjetojmë një fund viti me Mërkur të kundërt. Kjo do të thotë që komunikimet, lëvizjet, punët me shtetin, punët ligjore mund të mbeten pezull, mund të shtyhen ose të rëndohen deri diku sepse Bricjapi ka të bëjë me shtetin, çështjet ligjore, performancat, rregullin, statuset  kështu që çështjet e martesave, fejesave do kenë atmosferë disi të ndërlikuar.

Por deri atëherë kemi një fillim jave të mirë sepse Afërdita nga Bricjapi do bëjë një lidhje të bukur me Neptunin në Peshk, është javë romantike, e këndshme si fillim, Afërdita takohet dhe me Mërkurin, do ketë takime shumë të mira, por fundi i javës është sikur e fillojmë me një piramidë e gradualisht nisim të biem. Duhet të kemi kujdes për hovin, shpenzimet e tepërta dhe kujdes nga Mërkuri i kundërt që do ta shohim për të gjitha shenjat se ku ndikon.

Dashi – 4 yje

Fillon shumë këndshëm, anën ekonomike e fillon mirë, anën personale po ashtu, kemi lajme të mira ekonomike, takime romantike, por në fund të javës me Mërkurin e kundërt nis të zbehet shkëlqimi i fillimit të saj ose kjo performanca  e fuqishme me ngjyra. Ndaj në fundjavë duhet të jenë të kujdesshëm ata që kanë probleme ligjore.

Demi – 2 yje

Marsi vijon të jetë i kundërt dhe në Vitin e Ri hyn me Mars të kundërt në Binjak dhe me Mërkur të kundërt dhe e ka në çështjet ekonomike. Çfarëdo të bëjë Demi, Marsi i kundërt në Binjak nuk  i stabilizon, jep e merr dhe nuk i vendos siç duhet në jetën personale e shpenzime.

Binjakët – 3 yje

Marsi në shenjën e tyre i konverton mirë, por është i kundërt. Ndonjëherë për qëllimet e tyre, është i mirë sepse Binjakët futen në shumë gjëra dhe kundërshtia e Marsit i pengon të hapen më shumë se sa duhet. Mund të kenë lajme të mira për sa i përket ekonomisë, por në fundjavë ato lekë që nuk vijnë deri të enjten, në fundjavë nuk vijnë më, nuk priten ose komplikohen ndaj shihni mirë axhendat tuaja në fund të saj.

Gaforrja – 1 yll

Marsi i kundërt në Binjak sjell kundërshtime, regrese,nuk i çon punët përpara. Shumë planetë në Bricjap përballë Gaforres janë shumë kundërshtues. Kthehet dhe Mërkuri përballë Gaforres i kundërt. Mund ta shijojnë fillimin e javës, të marrin  gjëra e të përfitojnë nga situatat, por fundi i javës i zvogëlon mundësitë e tyre.

Luani – 4 yje 

Sado që Marsi është i kundërt, nuk i  jep disavantazhe, thjesht stabilizon euforinë e tyre. Jupiteri në Dash iu shkon për shtat lojërave e festave ku Luanët janë në mes të tyre dhe mund të bëjnë edhe si fëmijë. Megjithatë tiktak-u në lidhje me një punë fillon rrotullohet mbrapsht në fund të vitit ose përgojohen disi dhe kjo iu sjellë pasoja që do vazhdojnë vitin tjetër.

Virgjëresha – 4 yje

Shumë planetë në Bricjap iu japin një dorë të parë në dashuri, në plane, krijimtari, çështje fëmijësh,  fejesash, martesa. Çdo gjë do shkojë mirë deri nga e enjtja, e premtja, pastaj fillojnë komplikohen gjërat. Energjinë e rimerr shumë publiku përballë jush ose shumë njerëz që vijnë përballë e thithin si sfungjer atë mundësinë që promovoni ose keni tani në fundjavë.

Peshorja – 4 yje

Është momenti i duhur për të finalizuar një fejesë, martesë, për të dhënë dorën e një miqësie të madhe, bashkëpunimi ose mundësie ekonomike. Kjo mund të ndodhë deri të enjten, pastaj shumë plane mund ta shtyjnë dhe po u shty nuk bëhet deri nga Shkurt-Marsi.

Akrepi – 3 yje

Kanë një rutinë shumë të fuqishme lidhur me punën dhe nuk po gjejnë stabilitet në çështjet ekonomike, del gjithnjë një pengesë. Duke qenë se do ketë shumë punë dhe shumë veprimtari, nuk do kenë kohë të mendojnë për gjëra të tjera. Planet dhe takimet do jenë të mira deri të enjten, pastaj fundin e vitit ta shohin për t’u qetësuar dhe për të rifreskuar, për të bërë një strategji më të mirë për vitin 2023.

Shigjetari – 5 yje

Do bien në dashuri, do iu ecë në ekonomi deri nga e enjtja, pastaj kjo do ndërpritet dhe do vazhdojë romanca. Nëse do luajnë lojëra fati, do bëjnë ndonjë dëshirë të madhe ose ndonjë mrekulli, deri nga e enjtja kanë mundësi të marrin  më shumë revansh. Pastaj përsëri nuk do jenë njerëz që do ta vrasin mendjen këtë fund viti.

Bricjapi – 3  yje

Kemi shumë planetë në Bricjap. Afërdita e Mërkuri bëjnë një takim këto dy ditë, kemi takime të rëndësishme në shenjën e Bricjapit, sidomos në jetën personale e ekonomike të tyre. Të gjitha do realizohen me sukses, pastaj gjërat fillojnë komplikohen sepse Mërkuri është i kundërt në shenjën e tyre dhe mund të sjellë probleme, regrese dhe njerëz nga e kaluara që i prishin situatat.

Ujori – 4 yje

Janë një nga shenjat më me fat për këtë vit sepse Jupiteri në Dash bën mrekullinë e vet, iu hap shumë rrugë, ide, qarkullime, kontakte, fluturojnë nga mania e të qenurit vetëm në një vend ose në një punë,  marrin dimensione të reja më sportive, më rinore sesa e kanë menduar. Do jenë me flatrat hapur.

Peshqit – 5 yje

Afërdita në Bricjap bën një lidhje të bukur me Neptunin në Peshk dhe deri të enjten mund të martohen, fejohen e stabilizohen. Fundi i vitit është me thashetheme.

Next Post
Shkodër/ Qytetari gjen plumb në dritaren e banesës, dyshimet e para

FOTO/ Zhduket 8-vjeçari në Vlorë, familjarët ngrenë ‘në këmbë’ policinë, Ja ku është parë për herë të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

August 2, 2026
Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

August 2, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë

August 2, 2026
Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

August 2, 2026
‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

August 2, 2026
Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

August 2, 2026
Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

August 2, 2026
Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

August 2, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

August 2, 2026
Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com