James Web, teleskopi hapësinor që na tregoi vendin që në zëmë në Univers, u dërgua në hapësirë një vit më parë, në ditën e Krishtlindjeve.
U deshën tre dekada planifikim, dizajnim dhe ndërtim që teleskopi hapësinor që kushtoi 10 miliardë dollarë të bëhej realitet dhe të lëshohej e sukses në hapësirë.
Shumë ishin dyshues nëse pasardhësi i të famshmit Hubble do t’i përmbushte në të vërtetë pritshmëritë që ishin ngritur rreth tij.
U deshën disa muaj që pasqyra e tij kryesore 6.5 metra e gjatë të shpaketohej dhe të vendosej në vend dhe më pas u deshën testime dhe kalibrime.
Por, po, gjithçka rezultoi ashtu siç pritej. Agjencitë hapësinore amerikane, evropiane dhe kanadeze organizuan një festë në korrik për të publikuar imazhet e para me ngjyra. Në foto-galerinë më sipër mund të shfetoni disa nga fotot e publikuara më pas që mund t’i keni humbur.
/a.r