Ledio Braho ka reaguar pasi Partia Socialiste nuk i dha votat për t’u zgjedhur si Avokat i Popullit.
Reagimi i Plote:
Duke qenë se isha një nga kandidatet në procesin e përzgjedhjes se Avokatit të Popullit, proces ky që besoj është nder me te tejzgjaturit për zgjedhjen e këtij institucioni dhe jo vetëm, i cili ka marrë plot 8 muaj kohë, më duhet t’i them disa fjalë.
Në seancën plenare të datave 21-22 Dhjetor 2022, është përfshirë në procedurë parlamentare zgjedhja e Avokatit të Popullit. Nisur nga fakti që sipas Kushtetutës, Avokati i Popullit emërohet me votat e 3/5 së anëtarëve të Kuvendit, procesi kërkon arritjen e konsensusit politik mes mazhorancës dhe opozitës në Kuvend.
Duke nisur që nga viti 2012 tashmë Kuvendi i Shqipërisë ka ndërtuar një proces kushtetues konsensual parlamentar për arritjen e kësaj shumice të cilësuar. Mazhorancat kanë pranuar një proces ku mes kandidatëve që përmbushin kriteret kushtetuese dhe ligjore, pas një procedure konsultimi parlamentar mes palëve, është opozita parlamentare që propozon kandidatin që përmbush kriterin e meritokracisë dhe të pavarësisë njëkohësisht, i cili përzgjidhet nga Kuvendi. Edhe në procedurën e nisur e cila dështoi te zgjidhte një Avokat Populli për një mandat të ri, në disa deklarime në Kuvend, por edhe publikisht, mazhoranca parlamentare ka përsëritur zotimin se do të votojë dhe mbështesë në Kuvend kandidatin e propozuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.
Në këtë drejtim, pas vlerësimit ligjor të kandidatëve nga Komisioni parlamentar përgjegjës, në Kuvend, me propozim të deputetëve të opozitës janë paraqitur — kandidatë, të cilët përmbushin kriterin e mbështetjes të jo më pak se 28 deputetëve. Në një proces konsultimi parlamentar mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës, është rënë dakord që mazhoranca të ketë të drejtën e refuzimit paraprak të kandidatëve që në vlerësimin e saj nuk mund të votohen. Mazhoranca ne asnjë çast nuk ngriti pretendime ne lidhje me kandidaturën time, madje jam konsideruar si një nga kandidaturat më të vlerësuara pavarësisht interesave të ngushta.
Në vijim, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, në një mbledhje të tij, mori në shqyrtim dhe diskutoi lidhur me kandidatët e mbetur në garë pas skualifikimit te disave me kërkesë te Partisë Socialiste. Grupi i PD, pas një procesi të gjatë diskutimesh, vlerësoi se dy kandidatët me mbështetje më të madhe të kalojnë në votim të fshehtë brenda grupit parlamentar, me qëllim që kandidati me mbështetje më të madhe, të jetë propozimi zyrtar i këtij grupi. Pas votimit, me shumicë votash, unë u përzgjodha si propozimi me Iivotuar i grupit parlamentar.
Për t’u kthyer te dita e djeshme, pavarësisht dakordësisë se dhënë më pare nga Grupi i PS, u sulmova dhe u refuzova se pse isha avokat, pse kam kryer punën time me përkushtim e seriozitet, duke me gjykuar për klientët, për angazhimin dhe ushtrimin e një profesioni te lire siç është avokatia. Me duhet te them se ne rastin me te mire këto janë argumente shterpe ne gojën e te gjithë atyre elementeve partiake apo jopartiake qe kane besuar se do me kompleksonin duke mos ndalur sulmin që nga dita e pare e aplikimit tim për pozicionin e Avokatit te Popullit e deri ne sekondën e fundit.
Për hir te se vërtetës, nuk kam asnjë kuriozitet te perfshihem ne arsyet e vërteta te refuzimit te kandidaturës time ne momentin e fundit nga grupi i PS, ne tronditjen e pakuptimte te tempullit te demokracisë befasishëm, por ama mund te them me siguri se votimi im si pjese e ndonjë horse-trading me ndonjë kalë apo kalores nuk do me bënte aspak krenar për një fitore te tille.
Unë kam ndërtuar jetën time si njeri i lire, si familjar i përkushtuar, si profesionist, si mik e avokat ne këtë qytet. Me keqardhje konstatova se shfaqja e shëmtuar e ditës se djeshme, e linçimit tim ne mënyrë abuzive pa te drejte fjale ne atë salle e per me teper pa qene i pranishëm aty, është modeli i se keqes, i ushqyer me veprime e mosveprime si barriera e vertete e te rinjve profesioniste qe duan ende te jetojnë ne kete vend duke u angazhuar sadopak ne jeten dhe institucionet publike te tij./m.j