“Një provokim ekstrem nga presidenti shqiptar, Bajram Begai në prag të vizitës së kryeministrit grek në rajonet minoritare të Vorio Epirit, ka ndodhur gjatë vizitës së tij në komunën minoritare të Finiqit”. Kështu shkruan media greke Protothema në një shkrim kushtuar vizitës së Presidentit të Republikës Bajram Begaj në Jug të vendit.
“Sipas programit të vizitës, Begaj fillimisht do të vizitonte Bashkinë e Finiqit, ku do të pritej zyrtarisht nga kryebashkiaku Kristo Kitsos. Megjithatë, ai nuk u ndal në bashkinë, pasi mësohet se presidenti shqiptar është shqetësuar nga flamuri grek që është i vendosur në oborr, pranë flamujve të Shqipërisë dhe BE-së.
Duhet theksuar se komuna e Finiqit njihet zyrtarisht si ‘rajon minoriteti’ nga autoritetet shqiptare si dhe ndërkombëtarisht, me të drejtën e grekëve atje të shfaqin lirisht simbolet e tyre kombëtare, të përdorin gjuhën greke në administratë, etj. Provokimet vazhduan në sheshin qendror të fshatit Aliko, ku ndodhet një monument për anëtarët grekë të minoritetit Masho, Rafti, Koçi dhe Mitro, të cilët u vranë gjakftohtë nga ushtarët shqiptarë në dhjetor 1990 kur tentuan të arratiseshin në Greqi. Në përpjekje për të frikësuar dhe terrorizuar minoritetin grek, trupat e tyre u lidhën pas makinave dhe u tërhoqën zvarrë në të gjitha fshatrat greke të rajonit. Me Dekret Presidencial të vitit 1994, Shqipëria i quajti katër të rinjtë ‘Dëshmorë të Demokracisë’”, shkruan më tej media.
“Por, sakrifica e tyre, kujtimi dhe origjina e tyre kombëtare nuk u respektuan nga presidenti shqiptar, miqtë e të cilit kërkuan nga policia që pranë monumentit, siç ishte, të mos kishte flamur grek.”
“Ky veprim zemëroi banorët dhe nxënësit e shkollës, të cilët ishin mbledhur në sheshin e fshatit për të pritur presidentin e Shqipërisë dhe u larguan duke protestuar për fyerjen. Pas këtij zhvillimi, kryebashkiaku Kristo Kiço e anuloi ceremoninë dhe nuk pati asnjë vendosje kurore nga Begaj në monumentin e katër grekëve”.
“Siç komentojnë zyrtarë të minoritetit grek, presidenti shqiptar nuk duket i gatshëm të pranojë se në bashkitë minoritare – në bazë të ligjit përkatës – flamuri grek duhet të valojë jashtë ndërtesave publike. Ata theksojnë se Bairam Begai ‘duhet të funksionojë si faktor institucional unifikues dhe jo si një ish-ushtarak me logjikë nacionaliste’, shkruan media greke Protothema.
/s.f