41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj, viktima e sulmit mafioz në një lokal në Nea Smyrni, dyshohet se ishte anëtar i një rrjeti gjobëvënësish që kanë pushtuar zonën. Zbardhja e këtij krimi është prioritet për Policinë greke pasi u rrezikuan qytetarë të pafajshëm.
Hetimet e pandërprera të Departamentit të Krimeve Kundër Jetës janë në zhvillim e sipër për zbardhjen e saktë të motiveve të ekzekutimit mafioz në lokalin e Nea Smyrni dhe për identifikimin e personave që fshihen pas.
41-vjeçari që ishte objektivi i ekzekutimit ishte i skeduar për trafik emigrantësh dhe droge dhe duket se i ishte bashkuar edhe një rrjeti gjobëvënësish që po përmbytin dyqanet e zonës me sigurimin e “mbrojtjes”, pasi Policia që po heton rastin ka dëgjuar nga një sërë profesionistësh të lagjes, se viktima frekuentonte çdo ditë pothuajse të gjitha dyqanet e zonës si “koleksionist”.
Ajo që e bën këtë informacion nga një thashethem, në një element të dosjes së çështjes, është se tashmë ka njerëz që kanë dashur t’ia raportojnë këtë info autoriteteve dhe rrjedhimisht mundësia që të ketë qenë një ekzekutim nga një rrjet rival zhvatësit që pretendojnë zonën ose që e kanë pasur më parë, merr më shumë peshë, pa përjashtuar plotësisht mundësinë e vrasjes për drogë, edhe për shkak të së kaluarës kriminale të viktimës.
Nga autoritetet konsiderohet e sigurt se përveç vrasësit ka pasur edhe bashkëpunëtorë, si një kamerier, por edhe një person që do të priste në një mjet arratisjeje, pasi menjëherë pas krimit autori u arratis duke vrapuar mes turmës në panik. Ajo që me siguri shqetëson autoritetet është zgjedhja e autorit për të hapur zjarr në një lokal plot me njerëz, duke mos marrë parasysh plotësisht pasojat.
Dy shqiptarët, përkatësisht 41 dhe 44 vjeç, të cilët ishin ulur së bashku në një tavolinë lokali, përfunduan të vdekur, por shënjestra ishte Çerçizaj.
Bashkëkombasi 44-vjeçar, i cili ishte ulur në të njëjtën tavolinë me të, ka mbetur i plagosur në gjoks dhe është dërguar në spitalin “Kryqi i Kuq”, ku edhe vdiq. 44-vjeçari konsiderohet si humbje kolaterale nga policia që po heton rastin.
Nga plumbat mbeti e plagosur edhe një 31-vjeçare greke, e cila mori dy plumba. Vajza ishte krejtësisht e palidhur me dy të tjerët që përfunduan të vdekur dhe thjesht kishte shkuar në lokal dhe po pinte me motrën e saj. Pas operacionit, ajo ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
/e.d