Motra e Kim Jong-un , Kim Yo Jong, ka folur pasi media shtetërore e vendit publikoi dy foto me rezolucion të ulët të qyteteve të Koresë së Jugut të kapura nga hapësira, për të cilat disa ekspertë civilë thanë se ishin të një cilësie shumë të dobët për qëllime vëzhgimi.
“Unë me të vërtetë dua t’i kap me shuplaka këta,” tha Yo Jong, sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA) të martën.
Koreja e Veriut më herët pretendoi se lëshimet e saj të raketave të dielën ishin teste të satelitit të parë të zbulimit ushtarak dhe të hënën media e saj shtetërore publikoi imazhet me kokrra.
Analistët dhe ekspertët në Korenë e Jugut kanë hedhur dyshime mbi testin e ‘fazës së rëndësishme përfundimtare’ të regjimit për zhvillimin e satelitit të tij të zbulimit./m.j