• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kamala dhe perlat! Historia pas kësaj ‘dashurie’

by A R
23/09/2024 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Po të vini re Kamala Harris në daljet e saj publike, rrallëherë mungojnë perlat si aksesorë. Më shumë se e fiksuar pas tyre, kandidatja për Presidente në SHBA ka një histori që lidhet me to.

Më 19 gusht 2020, asokohe Senatore Kamala Harris mbante në qafë një gjerdan me perla teksa pranoi nominimin për nënpresidente demokrate. Kur doli në podium për të mbajtur fjalën e saj, ajo përgëzoi gratë që luftuan për të drejtën e votës e veçanërisht gratë e familjes së saj.

Më pas vuri theksin te “Alpha Kappa Alpha”. AKA është një organizatë sociale, ndër më të famshmet në Amerikë, ku marrin pjesë figura si Toni Morrison, aktorja Phylicia Rashad dhe poetja Maya Angelou. AKA pati një ndikim të madh në jetën e zëvendëspresidentes Harris. Ajo iu bashkua shoqatës në vitin 1986, kohë kur ishte studente në Universitetin Howard. Lidhja e saj me AKA nuk mori fund kur ajo u diplomua… Me shumë prej anëtareve të grupit ajo lidhi shoqëri të ngushtë. Ato e mbështetën në fushatën e saj në vitin 2020, duke bërë edhe donacione. Aktualisht AKA ka mbi 360 mijë anëtarë.

Po ç’lidhje ka AKA me perlat e Harris?

Perlat kanë qenë simbol i AKA për dekada me radhë. Themeluesit e saj quhen “Njëzet Perlat” dhe çdo personi që bëhet pjesë e grupit, në fillim i dhurohen 20 perla. Është një shenjë solidariteti mes tyre, për afro-amerikanët, për gratë…

E duket se Harris nuk e ka harruar asnjëherë këtë gjë. Ajo ka vënë perla në eventet më të rëndësishme të jetës së saj, betimi si Senatore e deri më sot në daljet e saj gjatë fushatës elektorale.

Për afro-amerikanët, perlat përfaqësojne ambicien dhe mençurinë.

Gjatë fjalimit të saj të pranimit në vitin 2020, Harris tha: “Çdo qenie njerëzore ka vlerë të pafundme, meriton dhembshuri, dinjitet dhe respekt”. Mesazhi i saj u përcoll te mijëra gra në të gjithë SHBA-në, shumë prej të cilave propozuan të mbanin perla në mbështetje të Harris. Një grup në Facebook i quajtur “United by Pearls” ka rreth 500,000 anëtarë.

/a.r

Next Post
Transformimi radikal i Tiranës: Si kryeqyteti shqiptar po përcakton traditën dhe rishkruan të ardhmen

Transformimi radikal i Tiranës: Si kryeqyteti shqiptar po përcakton traditën dhe rishkruan të ardhmen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In