• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Prostitucion, drogë dhe martesa gay në shtetin Bektashi”. Teologu: Po keqpërdoren, po paraqiten si jo atdhetarë

by A R
23/09/2024 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teologu Justinian Topulli e sheh me shumë mosbesim nismën më të re të shpallur nga kryeministri Edi Rama, për krijimin e një shteti Bektashi brenda territorit shqiptar. “Aty në tekstin e “New York Times”-it thoshte që “do të lejohen gratë pa shami”. Pse çfarë lidhje ka që duhet të përmendet ajo gjëja aty. Ose “do të lejohet përdorimi i alkoolit”. Pse duhet të përmendet? Shteti shqiptar e ndalon prostitucionin. Në atë shtetin bektashian mund të lejohet për shembull. Shteti shqiptar nuk lejon martesën gay, aty mund të lejohet. Ose ku e di unë, mund të sajohen lloj-lloj gjërash aty. Hashashi për shembull, se kryeministri ynë ka edhe ca tendenca për ta toleruar për arsye mjekësore. Pra flitet për një free zone”, tha Topulli në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.

“Kemi të bëjmë me një njeri megaloman, që do të vendosë veten e tij në histori me të tilla gjëra. Ka një ombrellë etike që e mbron, fetarisht dhe thotë: Ti je mysliman që e ndalon, ky është mysliman që e lejon”.

Sipas tij, kjo nismë bie ndesh me rolin historik që besimtarët dhe kleri bektashi ka luajtur në historinë e Shqipërisë. “Bektashinjtë, për shkak të konfliktit që krijuan me Perandorinë Osmane, duke qenë se një pjesë e mirë, udhëheqja, ishin shqiptarë, theksuan identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe nacionalizmin shqiptar dhe u bënë prej atyre të cilët kontribuuan. Dhe kontribuuan që këta shqiptarë bektashianë të ishin pjesë e këtij shteti. Dhe janë identifikuar gjithmonë si shqiptarë. Madje edhe e quajnë edhe Naim Frashërin si shenjtor Bektashi”, tha Topulli.

“Ndërkohë që e krahason me Vatikanin. Vatikani lindi si proces i konfliktit mes shtetit italian dhe shtetit papal, për shkak të një konflikti politik dhe të armatosur. Pra ti, dashur pa dashur i bën bektashinjtë jo patriotë, sepse krijon një precedent… Këta bektashinj kanë luftua për krijimin e shtetit shqiptar, ndërkohë tani pa pritur nuk e duan shtetin shqiptar, duan një shtet që është identitet tërësisht sektar…”.

Sipas tij, kjo nismë mund të jetë e qëllimshme për të ulur numrin e myslimanë. “Dhe për të hequr atë stigmën që ata vuajnë, që jemi vend me shumicë myslimane. Nuk jemi më, sepse kemi rënë në 45% tani. Një pjesë do të bëhen bektashinj tani, se nga qejfi për të marrë pasaporta bektashiane dhe do të biem në 20-30%… Kjo është e qëllimshme, është politike. Bektashinjtë janë tentuar të keqpërdoren nga politika por nuk ia kanë dalë edhe falë urtësisë të atyre burrave të mençur”, tha Topulli.

/a.r

Next Post
Shpërthim me lëndë plasëse në portën e banesës të 32 vjeçarit në fshatin Bushat

Shpërthim me lëndë plasëse në portën e banesës të 32 vjeçarit në fshatin Bushat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In