Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë kryer ditën e sotme një stërvitje të përbashkët mbrojtje. Qëllimi i stërvitjes, ishte që personeli të ndante eksperiencat e tyre te veçanta dhe të mësonin nga njëri tjetrit.
Britania dhe vendi ynë kanë një kulturë të fortë bashkëpunimi dhe partneriteti së bashku. Gjatë këtij viti për një muaj Regjimenti i Operacioneve Speciale Shqiptare dhe trupat nga Brigada e Operacioneve Speciale të Mbretërisë së Bashkuar u stërvitën së bashku gjatë stërvitjes së pestë Strong Eagle.
“Britania e Madhe dhe Shqipëria kanë një kulturë të fortë bashkëpunimi dhe partneriteti së bashku. Këtë vit, gjatë një muaji, Regjimenti i Operacioneve Speciale Shqiptare dhe trupat nga Brigada e Operacioneve Speciale të Mbretërisë së Bashkuar u stërvitën së bashku gjatë stërvitjes së pestë Strong Eagle. Qëllimi i stërvitjes ishte që personeli nga çdo vend të mësonte nga njëri-tjetri, të forconte marrëdhëniet ekzistuese profesionale dhe personale dhe të punonte drejt zhvillimit të aftësive të Forcave Speciale Shqiptare.”- shkruhet në njoftim.
/e.d