Shqipëria, që shtrihet përgjatë vijës bregdetare të detit Adriatik, është një vend me një histori të pasur dhe me peisazhe madhështore. Ju mund të pushoni në një nga shumë plazhrat e vendit, të bëni një shëtijte me varkë në një kanion apo të admironi manastire të vjetra që kanë mbijetuar mrekullisht nga vështirësitë e kohës. Portali turistik “Skyscanner” paraqet një prezantim të 12 aktiviteteve më të mira që mund të zhvillohen në Shqipëri.
Çfarë të bësh në Shqipëri?
Ju mund të pushoni në një nga plazhrat e Himarës që ndodhet në jug të vendit dhe që është zemra e rivierës Shqiptare. Pranë qytetit ndodhen shumë plazhra të mrekullueshme si ai i Borshit, Bunecit, Gjipesë apo edhe Livadhi.
Të bësh rafting në kanionin e Osumit
Kanioni i Osumit ndodhet në qendër të vendit jo shumë largë nga qyteti i Çorovodës. 26 km i gjatë, është parajsa e të apasionuarve për rafting.
Alpinizëm në malin e Dajtit
Dajti është një mal i mbushur me gjelbërim që arrin një lartësi prej 1613 metrash. Nga maja e tij, mund të admironi një panoramë të mrekullueshme të Tiranës, që ndodhet në buzë të malit. Ka dy mënyra për të vajtur:
- Mund të merrni teleferikun (Dajti Ekspres Cable Car).
- Mund të bëni alpinizëm duke kaluar përmes pyjesh të gjelbërta si dhe mund të shihni hyrjen e shumë
Të shlodheni përgjatë liqenit të Shkodrës
Liqeni i Shkodrës, që ndodhet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, është një nga liqenet më të bukur të Shqipërisë. Mund të shëtisni me varkë ose me biçikletë përgjatë bregut dhe të zbuloni manastire të këndëshme përgjatë rrugës.
Çfarë të shihni në Shqipëri?
Berati
Berati është një nga qytetet më antike të Shqipërisë. I quajtur ndryshe edhe qyteti i 1000 dritareve për shkak të arkitekturës së tij të veçantë. Berati është në trashëgiminë botërore të njerëzimin në UNESCO.
Gjirokastra
Gjirokastra ndodhet në jug të vendit dhe është një qytet i mrekullueshëm që nodhet gjithashtu në trashëgiminë botërore të UNESCO-s. Këtu mund të vizitoni një kështjellë mbreslënëse, shtëpinë ku ka lindur Enver Hozha (një nga kryeministrat shqiptarë në vitet 1940) si dhe shtëpinë impresionuese të Zekatëve, një godinë në pronësi të disa tregtarëve të pasur.
Durrësi
Durrësi është një qytet bregdetar ashtu siç e duam. Ndodhet 33 km nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës (porta kryesore hyrëse në vend), qyteti ka shumë plazhra ku mund të bëni banjo dielli, si dhe një anfiteatër romak që daton në shekkullin II dhe që mund të mbante deri në 20 000 spektatorë.
Thethi
Thethi është një fasht piktoresk që ndodhet në zemër të parkut kombëtar të Thethit. Është parajsa e të apasionuarve të sporteve në natyrë. Mund të bëni ecje ose shëtitje me biçikletë në mes të maleve madhështore. Thethi ka gjithashtu një ujvarë të vogël dhe një kishë piktoreske.
Të vizitoni Shqipërinë
Jeni një person që dëshironi më shumë të merrni rreze dielli në plazh, të shëtisni në mal apo të festoni deri në të gdhirë? Portali “Skyscanner” propozon katër vende në funksion të dëshirave tuaja.
Ju dëshironi qytetet prej guri? Shkoni në Butrint. Ky qytet, që ndodhet pranë kufirit grek dhe që është i klasifikuar në trashëgiminë botërore të UNESCO-s, është plotë me rrënoja. Mund të admironi një teatër, banjo romake si dhe një fortesë mesjetare.
Dëshironi të shkoni nëpër festa? Vizitoni Sarandën, një qytet bregdetar që ndodhet në jug të vendit pranë Korfuzit. Ky qytet është i famshëm për jetën e natës shumë të gjallë dhe baret që janë gjithashtu me çmime të lira (Një kriko birrë kushton rreth 1 euro…). Nëse jeni të lodhur të nesërmen mund të pushoni nën rrezet e diellit në një nga plazhrat e shumta e qytetit.
Ju pëlqen atmosfera e qyteteve të mëdha? Vizitoni Tiranën. E populluar nga 800 000 banorë, kryeqyteti shqiptar është plot vende që mund të vizitoi si sheshi Skënderbe, muzeu historik natyral, apo mozaiku i Ethem Beut.
Ju pëlqen natyra? Vizitoni parkun kombëtar të Llogarasë. Mes Vlorës dhe Sarandës, ky park natyral është plot me pyje me pisha, dhi të egra, shqiponja, mace të egra si dhe ujqër! Nga lartësitë e maleve, mund të admironi panorama të mrekullueshme mbi lëndina dhe në det.