Në Ukrainë është rikthyer energjia për të paktën 6 milion banorë gjatë 24 orëve të fundit pas bombardimeve ruse.
Puna për rregullimin e sistemit të dëmtuar vijon pa ndërprerje. Ndërkohë presidenti Volodimir Zelenski deklaroi se ka ende punë për të stabilizuar të gjithë sistemin elektrik.
Ai kërkoi nga vendet perëndimore të ndihmojnë Ukrainën me mbrojtje kundër ajrore dhe sisteme të avancuara për të shmangur bombardimet terroriste ruse.
Sipas autoriteteve ukrainase vetëm gjatë të premtes, Rusia lëshoi 70 raketa duke shënuar një nga sulmet më të ashpra që nga fillimi i luftës.
/a.r