Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen vjetore të Këshillit Koordinues të Diasporës, foli dhe për paragjykimet ndaj shqiptarëve se janë kriminelë.
Ai tha do bëjnë gjithçka që të thyejnë barrikadën e paragjykimit duke shtuar se janë në komunikime intensive për të realizuar atë që quhet e drejtë kushtetuese.
“Ajo që vjen si kundërshti kolektive është se shqiptaret janë kriminel. Ne kemi investuar për turpin tonë në ngjizjen e këtij imazhi skandaloz. Shqiptarët janë kontributor të rëndësishëm në të gjitha vendet ku shkojnë.
Shqiptarët që i kanë hyrë botës së krimit janë element shqetësues por tregun e drogës, krimit, prostitucionit nuk e kanë krijuar shqiptarët por e kanë gjetur dhe janë bërë pjesë e tij.
Kam besim që do e thyejmë barrikadën e paragjykimit. Jemi në komunikim intensiv për të realizuar atë që është e drejtë kushtetuese, një rrjedhojë logjike e një periudhe të gjatë tranzicioni me një pikënisje shumë specifike që na detyron sot dhe bën sot që shumica dërrmuese e shqiptarëve të mbështesin realizimin e një amnistie fiskale e penale, pa i hapur asnjë shteg askujt që për shkak të detyrës apo aktivitetit të tij të paligjshëm ka bërë para.
Nuk kemi asnjë arsye që të tërhiqemi para kësaj nevoje të rëndësishme”, tha Rama.
/a.r