Në rubrikën Komenti i Ditës nga Dritan Hila në Dritare TV u fol për ndarjen e Partisë Demokratike, marrë shkas edhe nga festimi i përvjetorit të themelimit të Partisë Demokratike.
Ndarja, sipas tij, definitive, është tema që diskutoi Hila, duke analizuar gjithashtu dy fraksionet në të cilat PD-ja është ndarë.
“Duhet të kemi parasysh që politika nuk është çeshtje dashurie, por çështje interesash. Ndarja që ndodhi në janar është thelluar akoma më tepër, megjithëse në heshtje. Grupi, i cili është në ndjekje të z. Berisha mendon që mund të vi në pushtet e që mund të trembë socialsitët. Mua më duket e vështirë të trembësh socialistët në vitin 2025.
Ndërkohë, grupi i z. Basha ka përkrahje ndërkombetare, edhe pse nuk është më aq e dukshme.
Në fraksionin e z. Berisha është ngjitur mendimi që fakti se është ‘non-grata’ është një “peshqesh” nga ambasadorja Yuri Kim. Kjo nuk është e tillë. Statusi ‘non-grata’ kishte kohë që përgatitej në dhomat e departamentit të shtetit, për të ardhur pas zgjedhjeve, ku Berisha tha se nuk i njeh zgjedhjet. Ky ishte gabimi fatal i tij, duke bërë që të shkrepej ky status.
Yuri Kim ka përkrahur fraksionin Basha. Kjo u jep shpresë demokratëve, fraksionit të z. Alibeaj dhe Basha, që demokratët ta kuptojnë që nuk mund të shkojnë në flamurin e z.Berisha, do bashkohen në flamurin e tyre dhe mund të hyjnë në pushtet.
Gjithsesi, ky fraksion ka më shumë shpresa të vij në pushtet. Është e vërtetë që e djathta ka një problem, sepse janë të mbledhur figura ushtarake. Po përmend partitë e vogla, që dikur Berisha i shante, dhe tani i ul në tavolinat e pritjes.
Gjithashtu, kemi figura që kanë kaluar moshën e një produktiviteti politik. Kemi Fatmir Mediun, i cili ka 25 vjet në politikë. Edhe Dashamir Shehi që ka moshë me Berishën. Edhe z. Duka është një ofertë e vjetër.
Të djathës i duhet që njëherë të varrosi politikisht këto figurat pastaj të lindë një e djathtë e re. Atëherë mund të ketë shpresë që edhe fraksioni i z. Alibeaj të mbushi vakumin që do të lejë shuarja e fraksionit të z. Berisha.
Gjithsesi, festimet e përvjetorit të përvjetorit të PD-së ishin tregues që kjo forcë është e marrë fund. PD-ja cdo ditë vërteton që nuk është më ajo që ka qenë.”- u shpreh Dritan Hila për Dritare TV./m.j