• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kurti, “ultimatum” serbëve për barrikadat: Po nuk i hoqën, hyn policia dhe KFOR-i!

by Java News
13/12/2022 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Barrikadat e serbëve në veri të Kosovës vazhdojnë të qëndrojnë aty për të katërtën ditë rresht, por nga zyra e Kryeministrit Albin Kurti thonë se kjo situatë nuk do të tolerohet gjatë.

Një këshilltar i Kurtit, i cituar nga shtypi vendas, është shprehur se nëse barrikadat nuk hiqen, atëherë do të kalojë në veprim Policia e Kosovës, në koordinim edhe me KFOR-in.

Pavarësisht se Kosova vendosi t`i shtyjë zgjedhjet në komunat me shumicë serbë në veri, në përpjekje për të zbutur kështu tensionet, pushteti serb, që vepron përmes Listës serbe atje, nuk e urdhëroi zhbllokimin e rrugëve. Diplomacia perëndimore ka bërë thirrje që të hiqen barrikadat, duke e fajësuar Serbinë për tensionimin e veriut dhe retorikën e përdorur.

President serb Aleksandar Vuçiç nga ana e tij, pretendon se nuk e ka dhënë ai urdhrin për vendosjen e barrikadave. Këshilltari i Kurtit,  Jeton Zulfaj, thotë se ato duhet të hiqen, para se të veprojë policia.

“I është dhënë një afat përpara se të hyjnë forcat e policisë e të hapin rrugën për të mundësuar lirinë e lëvizjes. I është dhënë hapësira KFOR-it në mënyrë që ta kryejnë ata fillimisht këtë mision, por e gjithë kjo po bëhet mes tij dhe autoriteteve të Kosovës”, shtoi këshilltari.

Rrugët janë bllokuar kryesisht me automjete. Ministria e brendshme e Kosovës sqaroi, pas insistimit të vazhdueshëm të zyrtarëve serbë, se asnjë dokument apo marrëveshje të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve nuk ia ndalon Prishtinës zyrtare Kosovës që të dërgojë forcat speciale të policisë së saj në veri të vendit – zonë kjo e banuar me shumicë serbe./tch/m.j

Next Post
Escobar raporton për Kosovën: Të angazhohet në dialog për njohjen e ndërsjellë

Escobar pas takimit me Kurtin: E bëra shumë të qartë, e presim implementimin e Asociacionit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

October 8, 2026
Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

October 8, 2026
Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

October 8, 2026
Deputetët e Berishës i bashkohen protestës para Kuvendit, vijojnë përplasjet me Policinë

Deputetët e Berishës i bashkohen protestës para Kuvendit, vijojnë përplasjet me Policinë

October 8, 2026
Kuvendi/ Balla i përgjigjet Berishës dhe Opozitës: Sa herë që Kosova ka nevojë për Shqipërinë, Saliu thërret sulm ndaj institucioneve demokratike!

LIVE! PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat për Hysenin. Balla: Nuk ndërhyjmë në punën e SPAK

October 8, 2026
Reforma territoriale, Sinaj ndryshon qëndrim dhe voton pro hartës së re në mbledhjen e grupit të PS

Reforma territoriale, Sinaj ndryshon qëndrim dhe voton pro hartës së re në mbledhjen e grupit të PS

October 8, 2026
Detajet nga mbledhja e socialistëve, Rama: Kush nuk voton Reformën Territoriale, le të ikë!

Detajet nga mbledhja e socialistëve, Rama: Kush nuk voton Reformën Territoriale, le të ikë!

October 8, 2026
LIVE / Nis seanca maratonë, protestuesit përleshen me Policinë pas thirrjeve të Berishës

LIVE / Nis seanca maratonë, protestuesit përleshen me Policinë pas thirrjeve të Berishës

October 8, 2026
Rriten çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

Rriten çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

October 8, 2026
Pse Edi Rama e ktheu debatin mbi projektin e Zvernecit në një betejë politike?

Votimi i “Territoriales”, Rama mbledh deputetët para seancës plenare! Mazhorancës i duhen 84 vota

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com