Besimi se ekziston një fije misterioze që lidh dy kampionët, një lidhje mes ëndrrës dhe realitetit, që mund të ketë vetëm triumfin e “Selección” në Katar, u forcua pas një fotoje të Kupës së Botës meksikane, që e kurorëzoi Maradonën si legjendë. Fotoja tregon “Diez” duke festuar fitoren 3-2 në finale ndaj Gjermanisë Perëndimore në stadiumin “Azteca”. Kjo është një nga mijëra fotot e bëra atë ditë, 29 qershor 1986, por ka diçka në këtë që është interpretuar si një profeci autentike.
Në njërën dorë Maradona ka Kupën e Botës, ndërsa në tjetrën duket se tregon flamurin e Katarit të vendosur mes të tjerave për të inkuadruar stadiumin në Mexico City. Në imagjinatën e zjarrtë të kujtdo që postoi foton, Diego do të kishte ‘parashikuar’ fitoren e Argjentinës në Kupën e Botës, që po zhvillohet në Katar 36 vite më vonë. Të gjithë këto janë elementë që në kujdesin e popullit argjentinas bëhen frymë e fuqishme pas Messit. Pas tij duket se vështrohet silueta e dashur e Maradonës.
/s.f