Shëndeti i Bruce Willis përkeqësohet gjithnjë e më shumë dhe e gjithë familja mblidhet rreth shtratit të tij përfshirë ish-gruan e tij, aktoren e famshme Demi Moore.
Aktorin 67-vjeçar vuan nga afazia , një sëmundje invalidore që e detyroi të largohej nga skena.
“Ai nuk flet më dhe nuk kupton më shumë se çfarë thonë njerëzit e tjerë. ” zbuloi një burim për RadarOnline.com .
Për këtë arsye Bruce Willis po kalon sezonin e pushimeve i rrethuar nga dashuria e familjes së tij.
“Ata e dinë se Bruce nuk do të jetë përgjithmonë – vazhdon burimi në RadarOnline.com , – kështu që ata po shijojnë çdo moment së bashku.”
Rreth yllit të Hollivudit janë gruaja e tij Emma Heming dhe dy vajzat e tyre, Mabel (10 vjeç) dhe Evelyn (8). Por edhe ish-Demi Moore dhe tre vajzat e lindura nga martesa e tyre, Rumer (34), Scout (31) dhe Tallulah (28).
“Vajzat nuk mund ta imagjinojnë Krishtlindjen pa Bruce. Është e dhimbshme ta shohësh atë të përkeqësohet, por gjithçka që mund të bëjnë është t’i thonë se e duan dhe të luten për një mrekulli Krishtlindjesh”, përfundon burimi.
Afazia është një sëmundje degjenerative në të cilën humbet aftësia për të shprehur veten përmes të folurit ose të shkruarit ose për të kuptuar kuptimin e fjalëve të thëna ose të shkruara nga të tjerët. Kjo gjë vjen si pasojë e crregullimeve në sistemin nervor qëndror./Tgcom
/a.r