Në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u mbajt Asambleja Parlamentare e NATO-s ku në qendër të diskutimeve ishin zhvillimet në Ukrainë, agresioni Rus dhe pasojat që po krijon në Europë e më gjerë.
Në këtë takim ka qenë pjesëmarrës edhe deputeti Fatmir Mediu si pjesëtar i delegacionit të parlamentit shqiptar të drejtuar nga deputetja Mimi Kodheli.
Mediu theksoi se vakumi i krijuar në Ballkan, ka krijuar mundësi për prezencë dhe influencë Ruse, por edhe Kineze, nëpërmjet iniciativës Road and Blet dhe 17+1.
Më tej Mediu ishte i ftuar në takimin e Forumit të Inteligjencës, të organizuar nga Kongresmeni Pittinger dhe Senatori Tom Tillis.
Në këtë takim po ashtu u trajtuan qartësisht sfidat e sigurisë nga Rusia, Kina, Irani dhe të tjerë.
Ish-këshilltari për sigurinë John Bolton, në përgjigje të pyetjes së z.Mediu, se ç’duhet të bëjë NATO dhe SHBA në lidhje me sulmet kibernetike të Iranit mbi Shqipërinë, theksoi se ka ardhur koha për shkak se sulmet kibernetike janë tashmë të mirfillta të karakterit të sigurisë dhe sovranitetit, në kuadër të artikullit 5 të NATO-s, për mbrojtjen kolektive, të përcaktohet me qartë se kush quhet akt lufte.
Në diskutim me Senatorin Tillis, Senatorin, Inhofe, Cornyn, shefat e stafit të Senatorit Rubio dhe Menendez, si dhe në bashkëpunim të ngushtë me Kongresmenët Sessions dhe Aderholt, u ra dakort që rreth fundit të Janarit, në bashkëpunim me z.Mediu, të organizojnë një forum sigurie, me pjesmarje të deputetëve nga Europa Juglindore për influencat e Rusisë dhe Kinës, por njëkohësisht dhe sfidat për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit në rajonin e Ballkanit./m.j