Kuzhinieri i njohur Frenk Hepner, ishte një nga 25 të arrestuarit që kërkonin të bënin grusht shteti në Gjermani dhe të ekzekutonin Kancelarin, siç raporton “Daily Mail”.
62-vjeçari, i cili është gjithashtu dhe vjehrri i mbrojtësit të Realit, David Alaba, në Kitzbuel të Austrisë, aty ku zotëron dhe një restorant.
Sipas gazetës gjermane “Bild”, hetuesit besojnë se Hepner ishte një anëtar i rangut të lartë të krahut ushtarak të grupit Reichsburger, një bandë komplotistësh që duan të përmbysin shtetin modern demokratik gjerman dhe të vendosin një anëtar të një familjeje mbretërore gjermane si lider i ri./m.j