Primaret në Tiranë treguan se PD nuk ndryshon duke mos i besuar shoqërisë civile.
Mjeku Ilir Alimehmeti ka folur pas tërheqjes nga gara e Primareve në PD për bashkinë e Tiranës. Në emisionin e mëngjesit në Top Channel, mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka thënë se në garën e 14 majit do të ishte më i fortë përballë Erion Veliajt sesa Belind Këlliçi.
Mendon se do ishit kandidat më i fortë përballë Erion Veliajt sesa Këlliçi?
“Po. Prandaj kandidova”,- tha Alimehmeti.
/e.d