Një superjaht luksoz në pronësi të një oligarku rus që supozohet se ishte sekuestruar nën sanksionet e BE-së u zhduk në mënyrë misterioze nga një port në ishullin italian të Sardenjës.
Jahti “Aldabra” 22 metra i gjatë është në pronësi të Dmitry Mazepin, pronari miliarder i një kompanie plehrash minerale dhe babai i ish-pilotit të Formula 1, Nikita Mazepin.
Anija, që thuhet se ka një vlerë prej 700,000 €, u ankorua në portin Olbia dhe u sekuestrua në mars kur Mazepin u emërua në listën e sanksioneve në javët pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës .
Mjeti lundrues qëndroi deri në qershor, kur jahti u zhduk disa orë para se të konfirmohej zyrtarisht se i përkiste Mazepin. “Mazepin e dinte se ishte në listë, por arriti të shfrytëzonte sa më shumë periudhën gjatë së cilës ne po punonim për të vërtetuar se anija i përkiste atij, pasi ne duhej të hetonim zinxhirin e pronësisë,” tha një burim në skuadrën e policisë financiare të Sardenjës.
/e.d