Sali Berisha kahera i ka pasur marrëdhëniet të tensionuara me SHBA, kryesisht në opozitë, por edhe në pozitë. Kështu tregon Roland Bejko i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në Dritare TV. Zoti Bejko, flet gjithashtu edhe për një pjesë të errët të historisë sonë, atë të piramidave, ku kujton në mënyrë të veçantë, deklaratën e Tritan Shehut dhe Sali Berishës, për paratë që Sudja u mori shqiptarëve përmes firmave piramidale.
“Po t’i referohemi historisë së PD, Sali Berisha i ka pasur gjithmonë shumë të vështira marrëdhëniet me SHBA, sa herë ka qenë në opozitë. Ai në fakt i kishte të vështira edhe në mandatin e parë, kur qe në pozitë. Kjo mbase vjen edhe nga mungesa e kulturës së tij demokratike. Unë mbaj mend që në vitin 2001 ka pasur një përplasje më të fortë, më të jashtëzakonshme se në këtë kohë, me amerikanët. Ata ishin shumë të interesuar që Berisha të largohej dhe të vinin faktorë të rinj në PD, por nuk ia dolën.
Madje sot mbushen 22 vjet nga deklarata e Tritan Shehut, kur flet për Berishën që ka krijuar shtet paralel brenda shtetit. Një komunist që humbjet i quan fitore dhe aludon për paratë e Sudes. Çfarë po ndodh me paratë e Sudes, pyetej atëherë. Berisha u përgjigj duke thënë që qytetarët të mos vrisnin mendjen, sepse ato i monitoronte SHIK-u, pastaj Tritan Shehu tha që paratë e Sudës ikën! Dhe pyetja që bëj unë sot është ku shkuan paratë e Sudes nëse ato ishin të garantuara?!”, u shpreh Bejko në Dritare TV./m.j