Agresori i Sali Berishës kishte kanal në Youtube. Ai postonte video recitime kundër sistemit, fenomeneve të ndryshme, por edhe rima pa kuptim.
Në videot e publikuara, 31-vjeçari i akuzuar për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje të Sali Berishës kishte vargje edhe për fenë.
Por çfarë publikon “Agjenti i infiltruar” i Berishes, Gerti Shehu në You Tube?
“Pat ardh pensioni mos rri si barboni. Na ndihmoni, mos bëni ça doni që navigon, sa të doni. Mos shani sa të doni se aty vihet mikrofoni…”- thotë ai në një video.
‘Se vdes, po s’pate besë, se kemi një sundues shumë mëshirues dhe një qen adhurues, kemi një krijues…”- vijon ai në videon e radhës.
“E ke me kusht, po ishte ngushtë bëhu grusht…”- thuhet në një tjetër video
Ish kryeministri Sali Berisha gjatë protestës së 6 dhjetorit të cilën e kishte parashikuar prej ditësh, u godit me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, 31 vjeç i cili vuante me problemet të shëndetit mendor. Gjithsesi, pavarësisht se ditën e djeshme, politika u bë ‘bashkë’ pavarësisht ndasive dhe dënoi njëzëri sulmin ndaj Berishës, kreu i foltoreve, bëri fajtor Edi Ramën. Ky version, u pa edhe nga pjesëtarë të Rithemelimit dhe një pjesë të Partisë Demokratike./m.j