Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, vjen në Tiranë me datën 14 shkurt dhe në aeroportin e Rinasit do të pritet nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, shkruan Gazeta Shqiptare. Në mjediset e aeroportit do të zhvillohet edhe një takim midis Presidentit dhe Sekretarit.
Zyrtarisht, shefi i diplomacisë amerikane vjen në Tiranë për të shënuar 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Çështja e muxhahedinëve iranianë është pika e parë e axhendës së Sekretarit Amerikan të Shtetit. Kerry gjithashtu ka në axhendë të diskutojë edhe rëndësinë e reformës në drejtësi, temë të cilën do ta konsumojë me kryeministrin Edi Rama dhe me kreun e opozitës Lulzim Basha.
BW