Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu komentoi në një intervistë për Euronews Albania dhunën e ushtruar dje ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha.
Bregu u shpreh se i vjen shumë keq për Berishën.
“Më vjen shumë keq, sigurisht që nuk më vjen mirë. Në fund të fundit këto janë vendet tona, mund të të ndodhin incidente, mund të ndodhin në protesta dhe grumbullime. Por, dua të them që ka nevojë për domosdoshmëri edhe për protesta”, u shpreh ajo.
Gert Shehu goditi me grusht mesditën e djeshme kreun e PD-së, Sali Berisha.
Menjëherë ai u neutralizua nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u godit edhe nga simpatizantë.
31-vjeçari prej mesditës së të martës është shtruar në spitalin e Traumës me hematoma të shumta në pjesën e fytyrës dhe të kokës.
Berisha deklaroi pas sulmit se Gert Shehu është agjent i infiltruar i policisë ndërsa nëna e 31-vjeçarit në një intervistë ekskluzive për Euroneës Albania mohoi kategorikisht deklaratat e kreut të PD teksa theksoi se djali i saj kurohet prej 5 vjetësh për çrregullim bipolar. Kjo gjë u konfirmua për Euroneës Albania edhe nga mjeku i tij Sadik Lala.
/s.f