Që prej orës 06:00 të mëngjesit të datës 6 dhjetor të gjitha rrugët që të çojnë për në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe stadiumit “Air Albania” do të jenë të bllokuara.
Plani i masave të Policisë së Shtetit ndonëse nisi që prej orës 14:00 të kësaj të hëne, ai nuk parashikoi bllokimin e qarkullimit, por vetëm heqjen e automjeteve të parkuara brenda perimetrit të sigurisë dhe në raste të nevojshme devijim të segmenteve, ku delegacionet kishin rrugëkalimet. Në Tiranë mbërritën dhe agjentë të huaj, të cilët janë pjesë e protokollit të sigurisë së samitit mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.
Për të gjitha rrugët interurbane dhe autostrada, të cilat të sjellin për në Tiranë devijimi dhe bllokimi do të fillojë që prej orës 07:00 të mëngjesit. Edhe pika kufitare e Rinasit njoftoi se pasagjeret e saj.
Sipas njoftimit zyrtar në orën 08:00 të mëngjesit të së martës do të nisë dhe devijimi i trafikut në afërsi të Rinasit dhe në të gjitha rrugët e tjera që përfshihen në itinerarin e lëvizjeve në kuadër të samitit.
Rreth 2 mijë efektivë do të angazhohen në planin e masave të Policisë së Shtetit, ndërsa një helikopter i Forcave Speciale do të jetë në patrullim përgjatë mbajtjes së samitit.
/a.r