Belind Këlliçi është zyrtarisht kundërshtari i Erion Veliaj për Bashkinë e Tiranës. Kjo pasi mjeku Ilir Alimehmeti me të cilin ishte në balotazh, u tërhoq nga gara ditën e sotme.
‘Anëtarësia e Tiranës shprehu me votë për herë të parë se kë do të donte për herë të parë kandidat për bashkinë e Tiranës dhe në respekt të votuesve, për një proces që shkoi i rregullt nga fillimi deri në fund dhe që ishte me transparencë të plotë dhe dje anëtarësia foli në favor të kandidatit pranë në meje Belind Këlliçit. Djalë i shkëlqyer më shumë nuk do të shprehem. U kam dalë zot që si do që të shkonte, do të isha në krah të kandidatit që do të gëzonte votën e shumicës së anëtarësisë dhe kjo është shenja e parë e qytetarisë.’- tha Alimehmeti.
Në fjalën e tij, tashmë kandidati fitues në primarët e Rithemelimit për bashkinë kryesore të vendit, falenderoi gjithë demokratët e vlerësoi procesin e primareve si një ogurt të mirë në politikën shqiptare.
‘Sot shqiptaret janë të befasuar nga ky standard i vendosur në politikën shqiptare. Fokusin kryesor e kam pasur te baza dhe anëtarësia e Partisë Demokratikë. Kjo ka qenë një fushatë civile e qytetare, jemi sërish me njëri-tjetrin. Jam i bindur se ky është një ogur i mirë në politikën shqiptare. Jam krenar që kam qenë pjesë e këtij procesi dhe për ta çuar një standard më tutje ne sot publikisht do adaptojmë një formë amerikane të garës, formën presidenciale. Ashtu si në Amerikë kam kënaqësinë më të madhe sot që kur i kam hyrë këtij rrugëtimi kam qenë i bindur se do ta mundja Veliajn në garën për Tiranën, me Alimehmetin si krahun tim të djathtë dhe nënkryetar të bashkisë së Tiranës që nga 14 maji ne do sjellim një model krejtësisht ndryshe.
Falënderoj dr. Ilir Alimehmetin të cilin kam pasur fatin ta njoh para angazhimit tonë në politik. Është fisnik dhe fisnikëroi dhe më shumë garën. më 14 maj do të sjellim një model të të bërit politikë krejt ndryshëm. Falënderoj të gjithë demokratët, të cilët dolën ditën e djeshme dhe pse në kushte të vështira për të votuar. I vetmi lajm i keq sot është lajmi për Erion Veliaj që PD dhe opozita e bashkuar kanë këtë standard. Jam ndier i privilegjuar dhe jam ndjerë krenar që kam qenë në një garë me dr. Ilir Alimehmetin. Nga ky moment fillojmë fushatën së bashku përballë Erion Veliajt.”, tha Këlliçi.
/e.d
Shikojeni rezultatin e monsters se vicidolit tek primaret,prisni nga krokodili te betohet se nuk do tju ha edhe sikur te jeme i uritur.O popull mose ju beson tre antishqiptarve kta te tre kane vjedhe plackite e vrare plot 30 vjete.monstra e vicidolit,ai i cepanit e edvin k/hajduti nuke ndryshojne jane qire me komunistat e krokodilin e pa ngopur e te pa bese.Ne munges te drejtesise,te dilte nji shqiptare si Avni rustemi,te shpetonte vendin e popullin tone mjerane ,nga kta vrases.