Lefter Maliqi, i cili fitoi primaret në PD dhe do të garojë në zgjedhjet e 14 majit, thotë se e shikon me keqardhje Kuçovëm pasi PD e rrënoi atë. Por Maliqi tha se bashkia e Kuçovës do u rikthehet qytetarëve. Ndër të tjera ai falenderoi Metën dhe Berishën për mundësinë dhe besimin që i dhanë.Maliqi: Shikoja me keqardhje Kuçovën, pasi PS e rrënoi atë. Kucova e meriton të trajtohet në mënyrën më të mirë.
Vleresoj besimin që më dhanë të dy liderët, Berisha dhe Meta të cilët ambicien time e mbështetën për tu futur në primaret e PD.
Eca shumë vshtirë, do të kishte edhe më shumë votues, përqindja ka qenë si në të gjithë Shqipërinë. Pati disa probleme. Për mua kanë folur veprat, gjurmët. Unë tejkaloj votat e PD dhe Partisë së Lirisë . Pushteti do të jetë i demokratëve, PL por edhe të socialistëve të zhgënjyer. Me kontakte individuale dhe për gjurmët që kam lënë arrita rezultatin e djeshmë, do të tronditet flamuri i opozitës. Kucova për here të parë më histori do kthehet opozitës. Unë do të vazhdoj takimet. Bashkia do ti kthehet përfundimisht qytetarëve. Këto primnarë ishin të rregullta, të sakta.
Njeriu duhet të jetë me këmbë në tokë.Nëse unë nuk do të njihesha nga ta banorë, nuk do fitoja. Kuçova do të ndryshojë tërësisht, të gjithë do të çuditen. Tregu, muzeu, kinemaja gjithcka tjetër do të ndryshoje. do te fitojme mbi gjysmat e bashkive. ilir Meta i tregoi vlerat. shikoni primaret e Tiranes, civilizim. Kjo eshte gare e vertet.
/s.f